NOMAGAS dhe DESFA në Athinë nënshkruan Memorandum për bashkëpunim
- Drejtori i NOMAGAS-it Muhamed Elmazi dhe drejtoresha ekzekutive e DESFA-s greke, Maria Rita Gali në margjinat e Samitit të nëntë ballkanik të energjetikës në Athinë, mëngjesin e sotëm nënshkruan memorandum bashkëpunimi dhe forcimin e partneritetit mes tyre, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fami Bajrami
- 11:45, 29 prill, 2025

Athinë, 29 prill 2025 (MIA) - Drejtori i NOMAGAS-it Muhamed Elmazi dhe drejtoresha ekzekutive e DESFA-s greke, Maria Rita Gali në margjinat e Samitit të nëntë ballkanik të energjetikës në Athinë, mëngjesin e sotëm nënshkruan memorandum bashkëpunimi dhe forcimin e partneritetit mes tyre, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Memorandumi është bazuar në bashkëpunimin shumëvjeçar midis dy kompanive, ndërsa u nënshkrua në prani të ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska dhe zëvendësministrit të Energjetikës dhe Mjedisit Jetësor të Greqisë, Nikos Cafos të cilët gjithashtu marrin pjesë në samitin dyditor energjetik.
Elmazi dhe Gali u shprehën të kënaqur që ky Memorandum konkret në mënyrë shtesë thellon dhe forcon bashkëpunimin midis dy kompanive. rq/
Foto: MIA