• e shtunë, 21 dhjetor 2024

“Nju-jork tajms“: Inteligjenca amerikane sugjeron se “Rrjedha Veriore“ ishte sabotuar nga grupi pro-ukrainas

“Nju-jork tajms“: Inteligjenca amerikane sugjeron se “Rrjedha Veriore“ ishte sabotuar nga grupi pro-ukrainas

Kiev, 7 mars 2023 (MIA) - Intelegjenca e re e shqyrtuar nga zyrtarët amerikanë sugjeron se sulmi i vitit të kaluar në tubacionin e gazit “Rrjedha Veriore“ u krye nga një grup pro-ukrainas, raportoi “Nju-jork tajms“.

Nuk ka dëshmi se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ose funksionarët më të lartë ukrainas ishin të përfshirë në operacion, as që autorët vepruan sipas udhëzimeve të zyrtarit të qeverisë ukrainase, shkruan gazeta, duke cituar zyrtarë amerikanë.

Mediat britanike nuk mundën të konfirmonin në mënyrë të pavarur raportin, ndërsa zyrtarët e inteligjencës amerikane nuk mund të kontaktoheshin. Përfaqësuesit e Kievit dhe Moskës gjithashtu mbetën të padisponueshëm për koment. 

Sulmet ndaj gazsjellësit në shtator të vitit 2022 SHBA-ja dhe NATO i quajtën"akt sabotimi", ndërsa Moska e fajësoi Perëndimin dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të kryejë një hetim të pavarur.

Raporti i inteligjencës sugjeron se ata që kryen sulmin janë kundër presidentit rus Vladimir Putin "por nuk specifikon se cilët janë anëtarët e grupit, ose kush e urdhëroi sulmin ose kush pagoi për operacionin", raportoi gazeta “Tajms“.

“Funksionarët amerikanë kanë refuzuar të zbulojnë natyrën e inteligjencës, mënyrën se si është marrë, apo detaje rreth fuqisë së provave që përmban. Ata deklaruan se nuk ka konkluzione të prera për këtë”, shkruan gazeta. qa/shk/

 

QËNDRONI TË LIDHUR