• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

“Njujork tajms”: Rusia a po e përdor Serbinë për të nxitur konflikt në Ballkan

“Njujork tajms”: Rusia a po e përdor Serbinë për të nxitur konflikt në Ballkan
Nju-Jork, 12 gusht 2022 (MIA) – A po e përdor Rusia Serbinë për të krijuar përçarje në Evropë dhe të krijojë konflikte të reja mes vendeve të ish-Jugosllavisë, me qëllim që ta largojë vëmendjen e NATO-s nga lufta në Ukrainë, kjo është çështja e diplomatëve perëndimorë për të cilën shkruan sot “Njujork tajms”. Gazeta thekson se druajtjet nga ndikimi rus në Serbi  janë rritur për shkak të tensioneve të javës së kaluar lidhur me çështjen e targave të Kosovës, që çoi deri në demonstrata, barrikada dhe të shtëna. Mediat ruse prej muajsh publikojnë raporte nxitëse për represionin e serbëve në Kosovë dhe Bosnjë, shkruan gazeta duke vlerësuar se ato përfaqësojnë "një rishfaqje të propagandës ruse për vuajtjet e rusëve etnikë që jetojnë në Ukrainë" me qëllim që  t'i "inkurajojë nacionalistët e palëkundur serbë" Rusia konsideron se sa më shumë kohë që Perëndimi shpenzon duke u djersitur në Ballkan, aq më pak do të djersitet në oborrin rus,"  e transmeton "Njujork tajms" deklaratën e Vuk Vuksanoviqit, hulumtues në Qendrën beogradase për Politikë të Sigurisë. Ai thotë se është e kufizuar manovra ruse në Serbi.  "Nevojiten elita lokale, ndërsa ata nuk duan të sakrifikohen për shkak të interesave ruse", konsideron Vuksanoviqi. Lidhur me ndikimin rus në çështjen për Kosovën, Vuksanoviqi ka vlerësuar se Kosova është një “investim i përkryer që kushton pak” për Rusinë, por konsideron se aftësia e saj  që të shkaktojë probleme në Ballkan është zvogëluar për shkak të luftës në Ukrainë. “Tani Rusia nuk mundet shumë. Opsionet e saj janë më të kufizuara dhe ajo është më e izoluar. Ajo i drejtoi burimet e saj në Ukrainë”, thotë Vuksanoviqi. Refuzimi i Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë  ka shkaktuar kritika nga ata që konsiderojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiqi po punon në dobi të Kremlinit. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në prill e quajti Vuçiqin "një Putin të vogël nga Serbia", duke shtuar se Serbia ishte "i vetmi vend në Evropë që refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë". Vuçiqi i hodhi poshtë akuzat e tilla, përkujton gazeta njujorkeze. Ai tha se "Kurti dëshiron të jetë një Zelenski i vogël duke luftuar kundër Putinit të vogël" dhe për këtë e paraqet si një "nacionalist të tmerrshëm" i cili dëshiron të hyjë në luftë me të gjithë, që aspak nuk është e saktë. Gazeta përkujton edhe në deklaratën e fundit të deputetit të SNS-së, Vladimir Gjukanoviqit për "denazifikim" të Ballkanit, duke i krahasuar qëllimet e Rusisë në Ukrainë dhe idenë për një "Serbi të Madhe" të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, komente që Vuçiqi i quajti " të papërgjegjshme". ar/

QËNDRONI TË LIDHUR