• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Nju Jorku po përgatitet për gjyqin e Trampit - sistemohen 35,000 policë

Nju Jorku po përgatitet për gjyqin e Trampit -  sistemohen 35,000 policë

Nju-Jork, 4 prill 2023 (MIA) - Para gjyqit të sotëm të ish presidentit amerikan Donald Tramp, policia e Nju Jorkut vendosi në gatishmëri rreth 35 mijë oficerë.

Ish presidenti, i cili e kaloi natën në Kullën Tramp në Nju Jork para fillimit të gjyqit, është i paduruar të flasë publikisht për akuzën kundër tij, citojnë disa nga rrethi i tij, ndërsa transmetojnë mediat lokale.

Edhe pse Tramp do të arrestohet zyrtarisht sot, ai pritet të jetë i lirë pas leximit të aktakuzës dhe të largohet menjëherë për në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida.

Tramp thuhet se ka konsideruar t'i drejtohet publikut përpara gjykatës dhe këshilltarët i kanë kërkuar që të anulojë fjalimin derisa të arrijë në Florida, kryesisht për arsye sigurie.

Megjithatë, duket se Tramp do të vazhdojë të flasë në Nju Jork, por në ndërtesën e gjykatës.

Avokati i ish presidentit tha se ai pret që Tramp të flasë para kamerave në korridorin e sallës së gjyqit në Menheten, para dhe pas dëshmisë së tij sot.

Kris Kisi, një nga avokatët e Trampit, tha se ai mbrëmë u takua me Trampin  në Kullën Tramp.

"Presidenti është optimist dhe i vendosur si gjithmonë për të luftuar kundër atyre që krijojnë padrejtësi”, tha Kisi.

Tramp mund të flasë gjithashtu në Mar-a-Lago. Sido që të jetë, Tramp dëshiron ta bëjë publike çështjen e tij derisa vazhdon të sulmojë Prokurorin e Qarkut në Menheten, Alvin Breg, raporton Si-En-En. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR