"Nju Jork tajms": Majkëll Blumberg donoi 50 milionë dollarë për mbështetje të Kamalla Harisit
- – Ish kryetari i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, donoi 50 milionë dollarë për një organizatë jofitimprurëse e cila mbështet kandidaturën e kandidates demokrate në zgjedhjet në SHBA, Kamalla Haris, shkruan “Nju Jork Tajms”.
- Post By Fitore Curri
- 09:44, 29 tetor, 2024
Nju Jork, 29 tetor 2024 (MIA) – Ish kryetari i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, donoi 50 milionë dollarë për një organizatë jofitimprurëse e cila mbështet kandidaturën e kandidates demokrate në zgjedhjet në SHBA, Kamalla Haris, shkruan “Nju Jork Tajms”.
Edhe pse Blumberg zakonisht flet publikisht për donacione, këtë herë ka dashur ta ruajë në fshehtësi, shton gazeta e Nju Jorkut.
Ai i ka ridedikuar paratë për Future Forward USA Action, i cili është pjesë e Komitetit për aksion politik të Kamalla Haris dhe merret kryesisht me donacione anonime.
Sipas Forbs, pasuria e Blumbergut vlerësohet në 105 miliardë dollarë, ndërsa Blumberg preferon të japë donacione në fund të fushatës së zgjedhjeve.
Para pak kohësh, themeluesi i Majkrosoft, Bill Gejts, gjithashtu donoi 50 milionë dollarë për fushatën e Haris. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s