• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Nju Jork Tajms": Autoritetet izraelite e dinin për planin e sulmit të Hamasit një vit më parë

Nju Jork, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Gazeta amerikane "Nju Jork Tajms" sot publikoi se autoritetet izraelite morën informacione mbi planin luftarak të Hamasit për sulmin e 7 tetorit më shumë se një vit përpara se të ndodhte e njëjta.

Gazeta pretendon se zyrtarët që i kanë parë planet i hodhën poshtë thjesht si "dëshirë dhe aspiratë, duke e theksuar se është shumë vështirë për Hamasin t'i zbatojë ato".

Në raportin e inteligjencës i përbërë prej 40 faqesh, zyrtarët panë një dokument që rendit të gjitha sulmet, njëri pas tjetrit, pikërisht si ato që ndodhën më 7 tetor.

"Hamasi e ndoqi planin me saktësi shokuese," shkruan gazeta.

Plani, gjithashtu, përfshinë edhe "detajet mbi vendndodhjen dhe madhësinë e forcave ushtarake izraelite, qendrat e komunikimit dhe informacione të tjera të ndjeshme" për të cilat "Nju Jork Tajms" thekson se ngritën pikëpyetje se si Hamasi mblodhi informacionet e tij dhe veçanërisht mundësinë e rrjedhjes së inteligjencës izraelite. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR