“Nju jork Tajms”: Ukraina merr ndihmë të re amerikane - sistem raketor “Patriot”
- Ukraina do të marrë ndihmë të re amerikane, ndërsa sistemi raketor “Patriot” që gjendet në Izrael do të dërgohet në atë vend, deklaruan për "Nju jork Tajms" katër zyrtarë anonim amerikanë.
- Post By Fami Bajrami
- 17:24, 4 maj, 2025
Uashington, 4 maj 2025 (MIA) - Ukraina do të marrë ndihmë të re amerikane, ndërsa sistemi raketor “Patriot” që gjendet në Izrael do të dërgohet në atë vend, deklaruan për "Nju jork Tajms" katër zyrtarë anonim amerikanë.
Njëheësh, aleatët perëndimorë po negociojnë për të dërguar një sistem tjetër të tillë në Ukrainë nga Gjermania ose Greqia.
Burimet e gazetës nuk kanë dashur të precizojnë nëse vendimi për transferimin e sistemit "Patriot" në Ukrainë është marrë para ardhjes së presidenti Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë, pra gjatë administratës së Xhozef Bajdenit.
Zëdhënësi i Këshillit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhejms Hjuit deklaroi se nuk jepen detaje rreth vendosjes së sistemeve të mbrojtjes.
“Presidenti Tramp ka qenë i qartë - ai dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë dhe vrasjet të ndalen”, tha ai.
Ministria e Mbrojtjes informoi se po vazhdon të dërgojë pajisje në Ukrainë në kuadër të pakove të miratuara më parë.
Dorëzimi i sistemit "Patriot" i cili nuk ishte njoftuar më parë, vjen në kohën kur Rusia përforcon sulmet ndaj Ukrainës, shkruan "Nju jork Tajms".
Ndërsa Rusia intensifikon sulmet e saja, deklaratat e fundit të Trampit rreth luftës tregojnë zbutje të qëndrimit të tij në favor të Ukrainës, vlerëson gazeta.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka kërkuar vazhdimisht më shumë sisteme "Patriot" që nga fillimi i luftës, duke deklaruar se ato janë thelbësore për mbrojtjen e vendit.