• e premte, 05 dhjetor 2025

Njëzet të lënduar në përplasjen mes dy autobusëve në Hamburg

Njëzet të lënduar në përplasjen mes dy autobusëve në Hamburg

Berlin, 29 shtator 2025 (MIA) - Njëzet persona, mes të cilëve edhe fëmijë, janë lënduar në një përplasje mes dy autobusëve në Hamburg sot, njoftoi shërbimi i zjarrëfikësve, cituar nga DPA. 

Katër persona janë lënduar rëndë, ndërsa 16 të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta, thuhet në njoftim. 

Gjithsej nëntë persona janë dërguar në spital, mes të cilëve katër me lëndime të lehta dhe një grua shtatzëne që ndodhet në gjendje serioze. Shërbimet mjekësore u dhanë ndihmë të lënduarve të tjerë në vendin e ngjarjes. 

Shkaku i aksidentit ende po hetohet. 

Mediat lokale në Hamburg njoftuan se njëri nga autobusët po transportonte nxënës nga një shkollë fillore. 

Besohet se përplasja ndodhi pasi njëri nga dy autobusët ngadalësoi dhe u godit nga autobusi tjetër nga pas. Mjeti që ishte në pjesën e pasme kishte dëmtime serioze në pjesën e përparme dhe xhamin panoramik të thyer. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR