• e martë, 24 dhjetor 2024

Njëzet e pesë emigrantë humbën jetën në një anijethyerje në afërsi të Sirisë

Njëzet e pesë emigrantë humbën jetën  në një anijethyerje në afërsi të Sirisë
Damask, 22 shtator 2022 (MIA) - Të paktën 25 persona humbën jetën në brigjet e Sirisë kur një anije me emigrantë nga Libani u përmbys, njoftuan mediat shtetërore siriane. Ky është një nga aksidentet më vdekjeprurëse prejse një numër gjithnjë e më i madh  i libanezëve, sirianëve dhe palestinezëve filluan të largoheshin nga kriza që ka përfshirë Libanin.
Sipas televizionit shtetëror sirian, i cili transmeton deklaratën e kreut të portit sirian, gjeneralit Samera Kubroslija, në aksident humbën jetën 25 persona.
Ai shtoi se 15 të mbijetuar janë akomoduar në spitalin e qytetit  Tartus dhe se shumica prej tyre janë libianë dhe sirianë dhe disa prej tyre janë pa dokumente identiteti.
Nuk dihet se sa persona ndodheshin në anije dhe ku po udhëtonte anija, ndërkohë që roja bregdetare vijon kërkimet për gjetjen e trupave.
Mijëra libanezë, sirianë dhe palestinezë janë larguar nga Libani me anije në muajt e fundit në kërkim të mundësive më të mira në Evropë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR