• e mërkurë, 03 korrik 2024

Njësia kundër zjarreve në Negotinë: Në çdo moment pritet që një helikopter të shuajë zjarrin në poligonin ushtarak Krivollak

Njësia kundër zjarreve në Negotinë: Në çdo moment pritet që një helikopter të shuajë zjarrin në poligonin ushtarak Krivollak
Negotinë, 25 korrik 2022 (MIA) – Në çdo moment pritet që një helikopter të shuajë zjarrin në poligonin ushtarak Krivollak, pasi bëhet fjalë për terren të paaritshëm në të cilin nuk mund të intervenojnë zjarrfikës. Këtë e deklaruan për MIA-n nga Njësia territoriale kundër zjarreve në Negotinë. Theksuan se ata janë njoftuar menjëherë për zjarrin në poligon, kanë shkuar në Krivollak, por nuk kanë mundur të arrijnë deri te zjarri, për shkak të terrenit të vështirë të përfshirë nga flakët, gjatë temperaturave të larta dhe nxehtësisë që ka vënë vendin në fazën e portokalltë.

QËNDRONI TË LIDHUR