• e hënë, 08 korrik 2024

Njëmbëdhjetë të vdekur nga zjarri në Meksikë

Njëmbëdhjetë të vdekur nga zjarri në Meksikë

Meksiko Siti, 23 korrik 2023 (MIA) - Njëmbëdhjetë persona e humbën jetën, ndërsa katër janë lënduar nga zjarri në një bar në qytetin verior kufitar meksikan San Luis Rio Kolorado.

Supozohet se zjarri është kurdisur me Koktej molotovi nga një nga mysafirët, pasi është përjashtuar nga lokali për shkak të mosrespektimit të grave, kumtuan autoritetet.

Prokurorët shtetërorë në shtetin meksikan Sonora kumtuan se këtë e tregojnë konstatimet preliminare dhe se një burrë i dyshuar është arrestuar.

Një nga viktimat është shtetase amerikane, e cila me siguri ka pasur shtetësi meksikane, ndërsa një tjetër viktimë ka qenë 17-vjeçare deklaroi prokurori i shtetit.

I dyshuari është i ri i cili dje në gjendje të alkoolizuar e ka kurdisur zjarrin, duke hedhur Koktej molotovi mbi derën e lokalit, thuhet në kumtesën e prokurorit.

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR