• e hënë, 01 korrik 2024

Njëmbëdhjetë të vdekur në zjarrin në një pushimore franceze për persona me nevoja të posaçme

Njëmbëdhjetë të vdekur në zjarrin në një pushimore franceze për persona me nevoja të posaçme

Paris, 9 gusht 2023 (MIA) - Njëmbëdhjetë persona janë gjetur nën rrënojat e pushimores për persona të rritur me nevoja të posaçme në qytetin francez Vintzenhajm, pasi që paraprakisht në të shpërtheu zjarr, deklaroi sot pasdite Natali Kilvaser, zëvendës-prokurore publike e qytetit të afërt Kolmar, transmetoi DPA.

Paraprakisht, 10 persona me invaliditet dhe një kujdestar u konsideruan të zhdukur pas zjarrit në lagjen e largët Vintcenhajm.

Nuk dihej nëse njerëzit kanë apsur vështirësi të dalin nga shtëpia për shkak të pengesave të tyre, tha Kilvaser.

Zjarri në pushimore shpërtheu herët në mëngjes, rreth orës 06:30, ndërsa në atë kohë në të qëndronin 28 persona, shtoi agjencia gjermane.

Prefektura lokale lajmëroi për dy grup-mosha madhore, përfshirë edhe persona me nevoja të posaçme. Shtatëmbëdhjetë persona arritën të ikin nga objekti para se të arrinte njësia zjarrfikëse, ndërsa shumica prej tyre ishin në katin përdhesë.

Nga zjarri janë shkrumbuar 300 metra katrorë sipërfaqe banimi nga ndërtesa prej 500 metrave katrorë.

Në zjarr është lënduar edhe një person, ndërsa një tjetër ka psëuar tronditje, kumtoi prefektura. ab/

foto: Skrinshot Nova rs.

QËNDRONI TË LIDHUR