• e diel, 22 dhjetor 2024

Një zyrtar rus nga Herson me një sulm të ashpër ndaj ministrit të Mbrojtjes: Shojgu duhet të mendojë për vetëvrasje

Një zyrtar rus nga Herson me një sulm të ashpër ndaj ministrit të Mbrojtjes: Shojgu duhet të mendojë për vetëvrasje
Kiev, 6 tetor 2022 (MIA) - Kiril Stremusov, njeriu i dytë i Hersonit, rajoni i aneksuar nga Rusia, sugjeroi që ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu duhet të konsideronte vetëvrasjen përballë humbjes në fushën e betejës. Është një sulm publik befasues dhe madje i paprecedentë ndaj njërit  prej zyrtarëve më të lartë rusë, shkruajnë disa nga mediat botërore. Më shumë se shtatë muaj luftë dhe as synimet më elementare ushtarake të vendosura nga Rusia me pushtimin e Ukrainës nuk janë arritur. Muajt ​​e kaluar, ushtria ruse pësoi një sërë humbjesh në fushën e betejës dhe presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm, kujtojnë mediat. Nënkryetari i Hersonit të aneksuar, Stremusov, në një video-mesazh u bëri thirrje publikisht gjeneralëve dhe ministrave në Moskë për moskuptimin e problemeve në fushën e betejës. "Në të vërtetë, shumica thonë se do të vrisnin veten, si oficerë, nëse si ministra të mbrojtjes do të lejonin të ndodhin gjëra të tilla. Por ju e dini që fjala "oficer" është e pakuptueshme për shumëkënd", thotë 45-vjeçari Stremusov. Një pjesë e mediave  theksojnë se një dënim i tillë publik dhe fyes i komandantëve ushtarakë të Putinit, i ardhur nga brenda, është shumë i rrallë në Rusi. Por një seri humbjesh në fushën e betejës në Ukrainë ka bërë që disa nga aleatët e tij të kritikojnë gjeneralët e lartë. Ministri i Mbrojtjes Shojgu, njëri nga ndihmësit më të afërt të Putinit, u emërua në vitin 2012. Ata ishin aq të afërt sa që rregullisht bënin pushime së bashku. Ministria e Mbrojtjes nuk u përgjigj në kërkesën për koment. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR