• e mërkurë, 03 korrik 2024

Një zjarr në tregun historik Kapali Çarshi në Stamboll

Një zjarr në tregun historik Kapali Çarshi në Stamboll

Stamboll, 17 shtator 2023 (MIA) - Një zjarr ka shpërthyer mbrëmë në Kapali Çarshi në Stamboll, raportojnë mediat turke. 

 Zjarri ka ndodhur në një dyqan për çanta dhe u përhap në çatinë e tregut të mbuluar. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve zjarri është shuar, raporton Si-En-En-i Turk.

Për t'u njohur me situatën, Kapali Çarshi mbërriti edhe kryebashkiaku i Stambollit, Davut Gjul. 

Në vjim është hetimi për konfirmimin e shkaqeve për zjarrin.

Kapali Çarshia në Stamboll ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 31 mijë metrash katrorë dhe është një nga tregjet më të vjetra në botë. Shtrihet në 64 rrugë, ka 22 hyrje dhe 3.600 dyqane.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR