• e martë, 24 dhjetor 2024

Një zjarr i madh përfshin Malibun, rrezikohen 18.000 persona

Një zjarr i madh përfshin Malibun, rrezikohen 18.000 persona

Los Anxhelos, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Një zjarr i madh ka përfshirë malin Malibu në Kaliforninë jugore apo zonën e quajtur "Zjarri i Frenklinit" duke shkatërruar shtëpi dhe duke detyruar mijëra persona të evakuojnë një nga zonat më të njohura në SHBA, njoftojnë mediat amerikane.

Pronat multimilionëshe, disa në pronësi të yjeve të Hollivudit, janë në trajektoren e zjarrit që shpejt u përhap gjatë natës për shkak të erës dhe vegjetacionit të thatë.

Sherifi i qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna, tha se ka rreth 18.000 persona dhe më shumë se 8.000 prona në zonën e rrezikuar.

Kur zjarri filloi të përhapet mbrëmjen e së hënës, deri të martën në mëngjes ajo përfshiu më shumë se 900 hektarë dhe është ende jashtë kontrollit, ndërsa zjarrfikësit përpiqen ta shuajnë nga toka dhe nga ajri. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR