• e premte, 05 dhjetor 2025

Një vullkan shpërtheu në Kamçatka për herë të parë pas 600 vjetëve

Një vullkan shpërtheu në Kamçatka për herë të parë pas 600 vjetëve

Moskë, 3 gusht 2025 (MIA) – Shpërthimi i parë i vullkanit Krasheninikov pas 600 vjetëve është regjistruar në pjesën lindore të gadishullit rus Kamçatka, ndërsa pritet që krateri verior i vullkanit të zgjerohet, deklaroi Olga Girina, udhëheqëse e ekipit për përgjigje të shpërthimeve vullkanore në Kamçatka. 

“Ky është shpërthimi i parë i vullkanit Krasheninikov pas 600 vjetëve”, deklaroi Girina. 

Paraprakisht, Drejtoria Kryesore e Ministrisë ruse për Situata të Jashtëzakonshme për rajonin Kamçatka regjistroi tym nga vullkani Krasheninikov, i cili ka ndodhur në lartësi mbidetare deri gjashtë kilometra, me çka vetë vullkani është i lartë 1.856 metra. 

Girina deklaroi se aktualisht po vërehet një çarje në shpat dhe formimi i një kupole orteku, e cila shoqërohet me aktivitet të fortë avulli dhe gazi, ndërsa në të njëjtën kohë, një kolonë hiri është formuar mbi kraterin verior të vullkanit.

Ajo tha se shpërthimi mund të ketë lidhje me tërmetin e fuqishëm i cili ndodhi para katër ditëve, kur Kamçatka e përjetoi tërmetin më të fuqishëm që nga viti 1952, me magnitudë prej 8,8 ballë, ndërsa lëkundje deri tetë ballë ishin ndjerë edhe në Ishujt Kuril në veri. 

Kërcënim nga cunami ishte shpallur në Kamçatka dhe në Rajonin verior të Kurilit, ku ishte shpallur edhe gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa katër cuname pjesërisht e dëmtuan infrastrukturën bregdetare dhe objekte të tjera. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR