• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një viktimë nga shpërthimi në Tel Aviv

Një viktimë nga shpërthimi në Tel Aviv

Tel Aviv, 19 korrik 2024 (MIA) - Një person e humbi jetën, ndërsa tetë janë lënduar pas një shpërthimi të fuqishëm në afërsi të filialit të ambasadës amerikane në Tel Aviv herët në mëngjes, kumtoi shërbimi izraelit i shpëtimit Magen David Adom.

Të lënduarit janë dërguar në spital, informoi shërbimi i shpëtimit Magen Davod Adom në X.

Sipas informatave, ndërtesat përreth janë dëmtuar. Shkaku i shpërthimit fillimisht është i paqartë.

Raportime të pakonfirmuara mediatike sugjerojnë se shpërthimi ndoshta është rezultat i sulmit me dron. Ushtria izraelite kumtoi se po e heton incidentin. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR