Një viktimë dhe të paktën tre të plagosur në një sulm rus në rajonin Herson
- Një person ka vdekur, ndërsa të paktën tre janë lënduar pas sulmit të sotëm rus në rajonin Herson, njoftoi Prokuroria Rajonale.

Kiev, 5 korrik 2023 (MIA) – Një person ka vdekur, ndërsa të paktën tre janë lënduar pas sulmit të sotëm rus në rajonin Herson, njoftoi Prokuroria Rajonale.
"Është nisur një hetim për vdekjen dhe lëndimet e shkaktuara nga granatimet e armikut të vendbanimit Bilozerska në rajonin Herson. Rusia shënjestroi vendbanimin rreth orës 19:00 me orën lokale", kumtoi prokuroria. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s