• e enjte, 02 prill 2026

Një vendvotim nuk është hapur fare, në të tjerët votimi zhvillohet pandërprerë

Një vendvotim nuk është hapur fare, në të tjerët votimi zhvillohet pandërprerë

Shkup, 11 janar 2026 (MIA) – Deri në orën 9:00 të mëngjesit jehona për zgjedhjet e përsëritura lokale në komunën Vrapçisht është një për qind ose kanë votuar 272 persona, në komunën Gostivar 0,93 për qind ose 651 votues, në Mavrovë Rostushë 2,89 për qind ose 306 persona, përderisa në komunën Qendra Zhupë 0,75 për qind ose kanë votuar 57 votues, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. 

Siç tha zëdhënësja e KSHZ-së, Radica Todorovska Aleksovska, në vendvotimet të cilat janë hapur me kohë, votimi zhvillohet pandërprerë, pa vështirësi të mëdha. Për shkak të kushteve të motit me vonesë janë hapur disa vendvotime, ndërsa vendvotimi 0782 në Qafë nuk është hapur fare. 

“Vendvotimi 0571 në Qendër Zhupë u hap me vonesë prej 40 minutash, ndërsa vendvotimet 503, 512, 513, 529 dhe 533 në rajonin e Gostivarit u hapën me vonesë prej më shumë se një orë. Votimi filloi gjithashtu me vonesë në vendvotimet 0478 në Sencë dhe 0496 në Orgjush, komuna Mavrovë - Rostushë. Siç dihet, sipas Kodit Zgjedhor, aty ku votimi ndërpritet dhe ndërprerja zgjat nga një deri në tri orë, votimi do të vazhdojë për aq kohë sa zgjat ndërprerja. Vendvotimi 0782 në Qafë nuk është hapur dhe për momentin nuk po votohet atje. Do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë ditës”, theksoi Todorovska Aleksovska.

Sot votohet në gjithsej 215 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë 128 286 votues. 

KSHZ disa herë do të mbajë konferenca për media për rrjedhën e votimit dhe do të informojë përmes kumtesave. Në orën 19:00 është paraparë deklaratë për rrjedhën e zgjedhjeve dhe mbylljen e vendvotimeve, ndërsa pastaj edhe një konferencë për media pas kompletimit të të dhënave për publikimin e rezultateve të para jozyrtare. fc/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR