• e shtunë, 05 tetor 2024

Një vazhdim është kërkimi për dy pilotët nga aeroplani i rrëzuar në ishullin grek Evia

Një vazhdim është kërkimi për dy pilotët nga aeroplani i rrëzuar në ishullin grek  Evia

 Athinë, 25 korrik 2023 (MIA) – Me dy helikopterë të Forcave Ajrore Greke është në vijim aksioni i kërkim-shpëtimit të dy pilotëve që ndodheshin në Kanaderin që u rrëzua në ishullin grek Evia pak para orës 15 sipas kohës lokale derisa merrte pjesë në shuarjen e zjarrit në afërsi të Karistosit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bëhet fjalë për një aeroplan që i përket aviacionit ushtarak.

Nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Ajrore Greke kumtuan se “gjatë shuarjes ajrore të zjarrit në Evia, në orën 14:52, aeroplani CL-215, me një ekuipazh prej dy pilotësh të Skuadronit të Transportit Taktik 355 të Krahut Luftëtar 112”.

 Televizioni shtetëror grek ERT ka publikuar një video në të cilën është regjistruar momenti i rrëzimit të aeroplanit.

 Foto: ERT

 

QËNDRONI TË LIDHUR