• e diel, 22 dhjetor 2024

Një variant i ri i koronavirusit me një numër të madh mutacionesh të regjistruar në katër vende, shkencëtarët bëjnë kujdes

Një variant i ri i koronavirusit me një numër të madh mutacionesh të regjistruar në katër vende, shkencëtarët bëjnë kujdes

Gjenevë, 19 gusht 2023 (MIA) - Varianti i ri i koronavirusit BA.2.86, i cili ka një numër të madh të mutacioneve, deri më tani është shfaqur në katër shtete – SHBA, Britani të Madhe, Danimarkë dhe Izrael. Shkencëtarët janë gjendje gatishmërie, duke hulumtuar se sa është përhapur varianti i ri dhe si reagon ndaj antitrupave.

Varianti i ri i koronavirusit, i quajtur "pirol" në rrjetet sociale, ka më shumë se 30 mutacione në krahasim me formën më të afërt të mëparshme, BA.2,  nënvariantin e  llojit omikron, shpjegoi Dr. Xhesi Blum, virolog në "Fred Hançinson" në Sietëll. 

“Është një kërcënim evolutiv të krahasueshëm me atë që fillimisht çoi në llojin omikron të koronavirusit”, publikoi Blum në faqen e internetit të laboratorit. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë të enjten e përcaktoi BA.2.86 si një "variant mbikëqyrës", që do të thotë se vendet duhet të ndjekin dhe raportojnë çdo mutacion që zbulojnë. 

 Variantet nën mbikëqyrje që shkaktojnë një pasqyrë klinike më të rëndë ose nuk reagojnë në vaksinat dhe trajtimet ekzistuese mund të vendosen në listën e "varianteve të interesit" ose "varianteve të shqetësimit", që ende  nuk është e zbtazët.

Varianti i ri deri më tani është shfaqur në katër vende. Fillimisht u zbulua të dielën nga shkencëtarët në Izrael, pasi Danimarka raportoi tre raste, ndërsa SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar raportuan nga dy raste. 

 Një vlerësim kërcënimi të variantit të ri publikoi edhe Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, nga ku thonë se fakti që janë regjistruar raste në katër vende të ndryshme te persona pa histori udhëtimi, tregon në të se tashmë është vendosur transmisioni global.

 Pptimiste më e madhe është shprehur drejtoresha e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Mendi Koen, e cila dje deklaroi se varianti i ri nuk duhet të jetë shkak për alarm.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR