• e diel, 22 dhjetor 2024

Një valë e të nxehtit përfshiu vendet në mbarë botën: Në Vietnam janë matur 44 gradë rekord

Një valë e të nxehtit përfshiu vendet në mbarë botën: Në Vietnam janë matur 44 gradë rekord

Hanoj, 9 maj 2023 (MIA) - Vietnami regjistroi temperaturë të lartë rekorde prej 44 gradë Celsius, që i detyroi ekspertët meteorologjik dhe autoritetet t'u sugjerojnë banorëve të qëndrojnë në hapësira të mbyllura në pjesët më të nxehta të ditës.

Shkencëtarët thonë se  ngrohja globale pëotësisht i favorizon temperaturat e larta.

Qendra Kombëtare e Parashikimeve Hidrometeorologjike tha se rekordi vietnamez u mat në ambiente të mbyllura të shtunën në stacionin Hoi Ksuan në provincën veriore Than Hoa, duke thyer rekordin e vitit 2019 prej 43 gradë. Edhe vendet fqinje shënuan temperatura rekord gjatë valës së të nxehtit aziatik në prill.

Autoritetet urdhëruan gjithashtu ujësjellësin e qytetit për të siguruar furnizimin e duhur me ujë për përdorim shtëpiak. Të shtunën, qendra e Hanoit ishte pothuajse e zbrazët në mesditë pasi shumë njerëz qëndruan brenda për të shmangur diellin.

Më tutje në perëndim, Daka, kryeqyteti i Bangladeshit, regjistroi temperaturën më të lartë që nga vitet 1960-ta.

Ndryshe, në shumë vende të kontinentit evropian dhe aziatik, që nga muaji i kaluar kanë mbizotëruar temperatura të larta, mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Për këtë arsye, supozohet se viti 2023 do të jetë më i ngrohtë se ai i mëparshmi, që tashmë është një rekord sipas vlerave të matura të temperaturës. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR