• e premte, 05 dhjetor 2025

Një ushtar amerikan humbi jetën gjatë përgatitjes për stërvitje ushtarake në Hungari

Një ushtar amerikan humbi jetën gjatë përgatitjes për stërvitje ushtarake në Hungari

Budapest, 8 qershor 2025 (MIA) – Një ushtar amerikan ndërroi jetë gjatë përgatitjeve për stërvitjen e ardhshme ushtarake „Saber Guardian 25“ në Hungari, njoftoi armata amerikane, ndërsa transmetoi Si-Bi-Es njuz. 

I ndjeri është 24-vjeçari Aron Koks nga Mabank, Teksas, pjesëtar i divizionit të 101-të ajror. Ai ndërroi jetë më 5 qershor në një aksident lidhur me pajisje ushtarake në afërsi të bazës “Kroft”. Komanda e divizionit njoftoi se Koks ka marrë lëndime vdekjeprurëse gjatë përplasjes me automjet ushtarak. Po zbatohet hetim për incidentin. 

Koks iu bashkëngjit armatës amerikane në vitin 2021 dhe ky ishte misioni i dytë ndërkombëtar, pas atij paraprak në Poloni në vitin 2022. 

Në mars të këtij viti, katër ushtarë amerikanë humbën jetën në Lituani gjatë përpjekjes që të nxjerrin një automjet të bllokuar në një kënetë në afërsi të poligonit ushtarak “Gjeneral Silvestras Zhukauskas” në Pabrade. fc/

Foto: Arkivi/ilustrim

 

QËNDRONI TË LIDHUR