Një udhëtar në aeroportin e Frankfurtit kishte mbi 11,000 diamante në bagazhin e dorës
- Punonjësit doganorë gjetën mbi 11.270 diamante në bagazhin e dorës së një udhëtari në aeroportin e Frankfurtit, Gjermani.
Frankfurt, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Punonjësit doganorë gjetën mbi 11.270 diamante në bagazhin e dorës së një udhëtari në aeroportin e Frankfurtit, Gjermani.
Diamantet ishin të fshehura nën një fund të rremë në çantë, njoftuan sot dogana dhe policia federale.
Vlera e diamantëve të papërpunuar fillimisht ishte e paqartë dhe duhet të përcaktohet nga një ekspert, raportoi DPA.
Burri (53) që fluturoi nga Angola në Frankfurt, u arrestua dhe u vendos në paraburgim. Ai nuk deklaroi diamantët gjatë hyrjes, siç është e nevojshme, dhe gjithashtu nuk mundi të paraqiste as certifikatën e nevojshme. qa/
Foto: DPA