• e shtunë, 05 tetor 2024

Një tren transportues mbyti rreth 30 dele afër Miravcit

Një tren transportues  mbyti rreth 30 dele afër Miravcit
Gjevgjeli, 31 tetor 2022 (MIA) – Një tren transportues ka mbytur rreth 30 dele në afërsi të Miravcit, ka konfirmuar sonte për MIA-n, Toni Angellovski, ndihmës i ministrit të Punëve të Brendshme, për marrëdhënie me opinionin. "Sot rreth orës 15 në Stacionin Policor Gjevgjeli, është raportuar se në afërsi të stacionit hekurudhor Miravc, një tren transportues i cili qarkullonte në linjën Gjevgjeli-Shkup ka goditur një tufë delesh, duke mbytur rreth 30 dele, ndërsa nuk ka persona të lënduar", shpjegoi  Angellovski për MIA-n. Ekspertizë në vendin kryen ekipi i Stacionit Policor Gjevgjeli. ar/ Foto: MIA arkivë

QËNDRONI TË LIDHUR