Një tramvaj doli nga binaret dhe goditi në një piceri në Suedi, lëndohen shtatë persona
- Një tramvaj në qytetin suedez jugperëndimor Geteborg doli nga binaret në mëngjes dhe goditi në një piceri, me ç'rast u lënduan shtatë persona, duke përfshirë edhe shoferin, kumtoi policia lokale.
- Post By Sara Ademi
- 10:46, 20 qershor, 2025
Geteborg, 20 qershor 2025 (MIA) - Një tramvaj në qytetin suedez jugperëndimor Geteborg doli nga binaret në mëngjes dhe goditi në një piceri, me ç'rast u lënduan shtatë persona, duke përfshirë edhe shoferin, kumtoi policia lokale.
"Shpejtësia ishte e madhe dhe nuk mund të kthehej majtas, kështu që vazhdoi drejtë dhe goditi në picerinë", deklaroi zëdhënësi i policisë. sa/
foto: Unsplash