Një tinejxher nga Iraku është arrestuar në Vjenë pasi ishte parandaluar komploti për sulm në koncertin e Tejllor Suiftit
- - Një irakian 18-vjeçar është arrestuar në Vjenë lidhur me hetimin për komplot të mundshëm në koncertin e këngëtares amerikane Tejllor Suift në kryeqytetin e Austrisë, njoftoi sot Ministria austriake e Punëve të Brendshme.
- Post By Fitore Curri
- 11:34, 9 gusht, 2024

Vjenë, 9 gusht 2024 (MIA) - Një irakian 18-vjeçar është arrestuar në Vjenë lidhur me hetimin për komplot të mundshëm në koncertin e këngëtares amerikane Tejllor Suift në kryeqytetin e Austrisë, njoftoi sot Ministria austriake e Punëve të Brendshme.
Ministria bën të ditur se irakiani i arrestuar vjen nga rrethi i njëjtë si i dyshuari kryesor, austriaku 19-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
Suift dje, sot dhe nesër duhej të këndonte në stadiumin e Vjenës "Ernst Hapall", por koncertet janë anuluar. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s