• e enjte, 25 korrik 2024

Një tanker nafte është përmbytur në brigjet e Filipineve, janë derdhur 1,4 milionë litra naftë

Një tanker nafte është përmbytur në brigjet e Filipineve, janë derdhur 1,4 milionë litra naftë

Manila, 25 korrik 2024 (MIA) - Një tanker nafte nën flamurin filipinas, që transportonte 1,4 milionë litra naftë, është përmbysyr dhe fundosur sot pranë Manilës, kumtuan autoritetet.

"Arritëm të shpëtonim 16 nga 17 anëtarët e ekuipazhit, një është zhdukur", deklaroi sekretari për transport, Haime Bautista në konferencë për media. Erërat e forta dhe dallgët e larta e bënë të vështirë operacionin e shpëtimit, shtoi ai.

Aksidenti ndodhi herët në mëngjes kur anija Tera Nova "u përmbys dhe u fundos", thuhet në kumtesën e rojeve bregdetare të Filipineve. Është zbuluar një njollë nafte, ndërsa shërbimet e mbrojtjes detare janë mobilizuar në përpjekje për ta kufizuar atë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR