Një tanker me naftë është djegur në Detin e Veriut pasi u përplas me një anije transportuese
- Një tanker me naftë dhe një anije transportuese sot në mlngjes janë përplasur në Detin e Veriut, pas çka në tanker ka shpërthyer flakë.
- Post By Fami Bajrami
- 14:24, 10 mars, 2025

Londër, 10 mars 2025 (MIA) - Një tanker me naftë dhe një anije transportuese sot në mlngjes janë përplasur në Detin e Veriut, pas çka në tanker ka shpërthyer flakë.
Aksidenti ndodhi në afërsi të bregut të Jorkshirit Lindor, ndërsa roja bregdetare nisi menjëherë një operacion të madh shpëtimi me varka dhe helikopter. Përveç tyre, në vendngjarje u dërguan edhe një aeroplan i rojes bregdetare dhe anije në afërsi.
Roja bregdetare kumtoi se "zjarri ende po zgjat".
Sipas informacioneve të publikuara nga Bi-Bi-Si-ja, tankeri është në flakë. Ekipet zjarrfikëse në det po punojnë për të lokalizuar zjarrin, përderisa ekipet e shpëtimit po koordinojnë operacionin në vendngjarje.
Tani për tani nuk ka informacione për viktima apo ndotje të mundshme detare. rq/
Foto: arkivi i MIA-s