Një tërmet mesatar është regjistruar në afërsi të Dubrovnikut
- - Një tërmet me intensitet prej katër ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot në mëngjes rreth orës gjashtë është regjistruar në afërsi të qytetit kroat Dubrovnik.
- Post By Fitore Curri
- 07:20, 30 qershor, 2023

Zagreb, 30 qershor 2023 (MIA) - Një tërmet me intensitet prej katër ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot në mëngjes rreth orës gjashtë është regjistruar në afërsi të qytetit kroat Dubrovnik.
Intensiteti i tërmetit në epiqendër, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane - Mesdhetare (QSEM), ishte pesë gradë.
Për momentin nuk ka informacione për dëm eventual material të shkaktuar ose persona të lënduar. fc/
Fotografia: QSEM