• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një tërmet i fuqishëm në kufirin mes Rusisë dhe Mongolisë

Një tërmet i fuqishëm në kufirin mes Rusisë dhe Mongolisë
Kyzyl, 29 korrik 2022 (MIA) – Një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 5,5 ballë sot e ka goditur rajonin afër kufirit ruso-mongoli, njofton Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare në faqen e saj të internetit. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, në afërsi fshatit rus Mugur-Aksu, i cili ndodhet në kufirin me Mongolinë. Nga qytetet më të mëdha, në afërsi është qyteti i Kyzylit, kryeqyteti i republikës ruse të Tuva, me një popullsi prej rreth 110.000 banorë. Deri më tani nuk ka raportime për dëme. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR