• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një spanjolle e hidhëroi Hamasin për shkak të fotografimit me "veshje të pahijshme" para xhamisë

Një spanjolle e hidhëroi Hamasin për shkak të fotografimit me
Jerusalem, 24 gusht 2022 (MIA) - Lëvizja ekstremiste palestineze Hamas, që ka pushtetin mbi Rripin e gazës, sot filloi fushatë kundër një turisteje nga Spanja, e cila ka pozuar, siç ceket, "me veshje të pahijshme" para një xhamie në Jerusalem. Turistja e re është fotografuar në fustan të gjelbër të hapur shumë, ndërsa në njërën prej fotografive shihet edhe këmba e saj lakuriq.
Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Kasam turisten e quajti "cioniste ekstreme". Servisi publik izraelit Kan kumtoi se bëhet fjalë për një turiste ë krishtere nga Spanja. Në fotografinë nga Tuiteri, që e publikuan mediumet izraelite, mund të shihet turistja para xhamisë Kupola në shkallët e tempullit të shenjtë Haram al - Sharif, ku ndodhet edhe xhamia Al-Aksa, xhamia e tretë për nga rëndësia në islam. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR