• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një skandal dashurie tronditi ministrinë italiane të Kulturës

Një skandal dashurie tronditi ministrinë italiane të Kulturës

Romë, 5 shtator 2024 (MIA) - Xhenaro Sanxhuliano, ministri i Kulturës së Italisë në intervistën për RAI-n ka pranuar se ka tentuar ta punësojë të dashurën e tij, Marija Rozaria Boçija në kabinetin e tij. 

Ai me lot në sy pranoi se çfarë është munduar të bëjë dhe zbuloi se i ofroi dorëheqjen e tij kryeministres Xhorxha Meloni, por ajo ka refuzuar një gjë të tillë. 

Skandali shpërtheu kur Boçija, influencere me më shumë se 60 mijë ndjekës në Instagram, postoi se u bë këshilltare e ministrit të Kulturës. Ministria menjëherë e refuzoi këtë, por ajo pastaj publikoi fotografi dhe video nga udhëtimet zyrtare. 

Ministri i cili është i martuar, ka pranuar se i ka ofruar punë Boçijas, por më vonë e ka tërhequr ofertën pas këshillës se mund të shkaktoj konflikt interesi për shkak të lidhjes së tyre "personale, sentimentale". 

Ai me lot në sy i kërkoi falje bashkëshortes së tij, por edhe kryeministres Meloni për turpin e shkaktuar. qa/ 

Foto: arkivi

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR