• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një shtetase e Maqedonisë humb jetën, ndërsa tre të tjerë lëndohen në aksidentin në Greqi

Një shtetase e Maqedonisë humb jetën, ndërsa tre të tjerë lëndohen në aksidentin në Greqi

Athinë, 21 qershor 2024 (MIA) – Një shtetase e Maqedonisë ka humbur jetën në aksidentin e sotëm të trafikut, ndërsa tre bashkëshoqëruese janë lënduar, njëra prej të cilëve është shtruar në spitalin e Selanikut në autostradën Egnatia në drejtim të Selanikut, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Burime të MPB-së konfirmojnë shkrimet në mediat greke se në aksidentin është përfshirë një automjet nga Maqedonia e Veriut, ndërsa viktima është shtetase e Maqedonisë.

Sipas të njëjtave burime, automjeti ka qenë duke lëvizur në autostradën Egnatia në drejtim të Selanikut, ndërsa është nisur nga Manastiri.

Për nxjerrjen e tre personave nga makina, Shërbimi kundër zjarreve të Greqisë ka intervenuar me pesë zjarrfikës dhe dy automjete, ndërsa të lënduarit janë marrë me autoambulancë.
Për shkak të aksidentit, rreth një orë ka qenë e mbyllur pjesa e autostradës për në Selanik, ku ndodhi aksidenti, ndërsa shkaqet hëpërhë nuk dihen.

Sipas informacioneve të korrespondentes së MIA-s nga Athina, PDK e Maqedonisë së Veriut në Greqi është në komunikim me familjet për të ofruar të gjitha llojet e ndihmës.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR