• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut arrestohet në Burgas nën dyshimin për kontrabandë me emigrantë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut arrestohet në Burgas nën dyshimin për kontrabandë me emigrantë
Sofje, 28 gusht 2022 (MIA) – Policia në qytetin bullgar Burgas ka arrestuar sot një shtetas të Maqedonisë së Veriut nën dyshimin se me kamionin që drejtonte ka transportuar më shumë se njëqind emigrantë  ilegal nga Afganistani. Siç njofton BTA, zëdhënësja e Drejtorisë rajonale të policisë së Burgasit, Cvetelina Randeva informoi se drejtuesi i kamionit është identifikuar si 60 vjeçar, shtetas i Maqedonisë. Ai bashkë me emigrantët është arrestuar mëngjesin e sotëm në Burgas rreth orës 06:45 sipas orës lokale (05:45 me orën e Maqedonisë). Sipas Randevës, emigrantët, të gjithë meshkuj  kanë qenë të ngarkuar në kamionin në rajonin Debelt, nga ku është drejtuar për në Burgas. Pas arritjes në Burgas, kamioni është ndaluar nga nëpunësit policor të cilët kanë zbuluar emigrantët në automjet. Në lidhje me rastin në fjalë, policia bullgare ka nisur procedurë parahetimore.

QËNDRONI TË LIDHUR