• e premte, 28 qershor 2024

Një shtetas amerikan është arrestuar në Rusi për shkak të përdorimit të fjalëve jo të përshtatshme, publikoi "Komersant"

Një shtetas amerikan është arrestuar në Rusi për shkak të përdorimit të fjalëve jo të përshtatshme, publikoi

Moskë, 14 maj 2024 (MIA) - Një shtetas amerikan është në arrest 10-ditor që e ka caktuar gjykata ruse për shkak se ka thënë fjalë të papërshtatshme gjatë bastisjes policore në banesën e tij, publikoi sot gazeta "Komersant".

Prokurorët kanë njoftuar se shtetasi amerikan është 36 vjeçari Anxhelo Xhozef Talariko. Ai në gjuhën angleze i ka sharë policët, të cilët kanë mbërritur në banesën e bashkëshortes së tij nga Moska, që ta bastisin si pjesë të hetimit për vjedhje të bitkoinëve në rajonin Murmarsk, publikoi "Komersant".

Në raportin policor thuhet se amerikani, i cili është shpërngulur në Rusi nga Los Anxhelos, u ka bërtirur policëve dhe ka përdorur dy fjali të ndryshme, "kuëtimin e së cilës ata e kanë kuptuar", shkruan gazeta.

Amerikani ka mohuar se ka kryer shkelje administrative dhe përdorim të fjalëve jo të përshtatshme në vend publik. Ai është arrestuar në Moskë, gjykata e ka shpallë fajtor dhe i ka caktuar arrest 10 ditor, shton "Komersant".

Avokati i amerikanit i ka hedhur poshtë akuzat se klienti i tij shan dhe theksoi se ai dhe gruaja e tij kanë qenë në kuzhinën e banesës gjatë bastisjes. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR