Një shpërthim i madh i gazsjellësit në shtetin amerikan të Oklahomas
- Një shpërthim i madh ka ndodhur në një gazsjellës në shtetin amerikan të Oklahomas, raportojnë mediat amerikane.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:54, 31 janar, 2024

Uashington, 31 janar 2024 (MIA) - Një shpërthim i madh ka ndodhur në një gazsjellës në shtetin amerikan të Oklahomas, raportojnë mediat amerikane.
Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë në orën 21:45 sipas orës lokale (në orën 4:45 mëngjesin e sotëm sipas kohës së Evropës së Mesme, raportoi Ej-Bi-Si Njuz (ABC) në faqen e internetit.
Sipas shërbimit zjarrfikës, flakët arrijnë një lartësi prej 150 metra dhe janë aq të mëdha sa mund të regjistrohen edhe nga satelitët.
Ekipet e zjarrfikësve janë në një "distancë të sigurt" derisa gazi të mund të shkyçet", thekson Ej-Bi-Si Njuz.
Foto: X
Reports of gas pipeline explosion in Beaver County, Oklahoma, near Elmwood.
— Dredre babb (@DredreBabb) January 31, 2024
pic.twitter.com/571ZSmaRj8