• e shtunë, 06 korrik 2024

Një shofer është sëmurë dhe ka dalë nga rruga, vdekja është konstatuar nga Ndihma e Shpejtë

Një shofer  është sëmurë dhe ka dalë nga rruga, vdekja është konstatuar nga Ndihma e Shpejtë

Tetovë, 13 shkurt 2023 (MIA) - Gjashtëdhjetë vjeçari nga Tearca e Tetovës ka humbur jetën duke vozitur automjetin e cila doli nga rruga. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 6 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë afër fshatit Sllatinë.

"Në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, afër fshatit Sllatinë, automjeti  “daevu” me targa regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga një 60 vjeçar nga fshati Tearcë, doli nga rruga. Vdekjen e shoferit e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore, ndërsa në një bisedë zyrtare bashkëshortja e shoferit ka deklaruar se para aksidentit ai është sëmurë, pas së cilës e ka humbur kontrollin e veturës", njoftoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

Pas aksidentit është kryer ekspertizë nga ekipi i SPB-së Tetovë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR