Një shofer është përplasur me portën e selisë së FBI-së në Atlanta, pastaj është përpjekur të hyjë me dhunë në ndërtesë
- Një shofer, identiteti i të cilit ende nuk është vërtetuar, është përplasur në portën e selisë së Byrosë Federale të Hetimeve në Atlanta, në shtetin amerikan Xhorxhia, njoftoi FBI.
- Post By Melahat Baftija
- 09:38, 2 prill, 2024
Atlanta, 2 prill 2024 (MIA) - Një shofer, identiteti i të cilit ende nuk është vërtetuar, është përplasur në portën e selisë së Byrosë Federale të Hetimeve në Atlanta, në shtetin amerikan Xhorxhia, njoftoi FBI.
FBI raportoi për Foks njuz se automjeti u përplas në portën e hyrjes së punonjësve rreth mesditës sipas orës lokale dhe se shoferi më pas u përpoq të futej me forcë në ndërtesë.
Policia e Qarkut Dekalb e ka arrestuar shoferin dhe ai aktualisht ndodhet në paraburgim.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.
Forcat e sigurisë po punojnë për përcaktimin e identitetit të drejtuesit të mjetit, si dhe motivin e mundshëm. mb/
Foto: EPA