• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një shkupjan me bruto pagë më të lartë vjetore prej 144 milionë denarëve, milioneri më i ri ka nëntë vite

Një shkupjan me bruto pagë më të lartë vjetore prej 144 milionë denarëve, milioneri më i ri ka nëntë vite

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Një qytetar  nga Shkupi vitin e kaluar ka realizuar dhe ka paraqitur 446 milionë denarë bruto prodhim vendor. Bruto paga më e lartë vjetore në vitin 2022 e paguar është e një qytetari nga Shkupi në veprimtarinë tregti me shumicë me produkte të duhanit dhe arrin 144 milionë denarë, tregojnë të dhënat që i ka publikuar sot në konferencën për shtyp Drejtoria për të ardhura publike.

Siç informoi drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska, të ardhura më të larta personale konform bazës së punës së tyre ka paraqitur një qytetar nga Shkupi dhe arrin 280,6 milionë denarë në nivel vjetor, ndërsa të ardhurat  janë reralizuar jashtë vendit. Në krye të listës për pagesë të të ardhurave më të larta nga kryerja e pavarur e veprimtarisë sërish janë shkupjanë, ndërsa vlera më e lartë është 61,9 milionë denarë.

Në top 10 ndodhen avokatë, noterë, gastronomë, kultivues të drithit dhe bimët bishtajore dhe nga veprimtaria për prodhimtari të ambalazhit të letrës. Të ardhurat më të larta nga shitja e produkteve bujqësore është në vlerë prej 18,9 milionë denarëve, ndërsa e ka realizuar një banor i Shkupit

Përfitimi më i lartë kapital vitin e kaluar arrin 173,4 milionë denarë, ndërsa është realizuar dhe paraqitur nga një qytetar i Shkupit, i cili ka shitur pjesë në shoqërinë tregtare, veprimtaria e së cilës është prodhimi i filmave, video-filmave dhe programeve televizive.

Dividenda më e lartë e paguar është në vlerë prej 229,6 milionë denarë të një qytetari nga Shkupi, i cili paraqitet si pronar i një pjese të kompanive, veprimtaria e të cilit janë spitalet.

Milioneri më i ri që ka realizuar përfitim më të madh në denarë është vetëm nëntë vjeç. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR