• e shtunë, 05 tetor 2024

Një shkupjan është kapur gjatë përpjekjes për të vjedhur një telefon celular

Një shkupjan është kapur gjatë përpjekjes për të vjedhur një telefon celular

Shkup, 12 mars 2023 (MIA) - Në një stacion autobusi në zonën e Qendrës, dje rreth orës 14 e 5 minuta nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit për Punë të Brendshme, Departamenti për Çështje Kriminalistike Qendër dhe Bit Pazar, është privuar nga liria personi F.S.(53) nga Shkupi, i cili është kapur gjatë kryerjes së veprës penale “vjedhje”, e dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal.

Siç bëri të ditur MPB, personi F.S. ka vjedhur një celular nga personi G.K. (63) nga Shkupi, por menjëherë është kapur nga nëpunësit policorë dhe telefoni i është kthyer të dëmtuarit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR