Një rekord prej 28,000 migrantësh kaluan përmes kanalit La Mansh - 46 për qind më shumë se vitin e kaluar
- Një numër rekord prej 28,076 migrantësh kanë kaluar kanalin e La Manshit drejtë Britanisë së Madhe duke përdorur varka të vogla që nga fillimi i vitit, që parashikon rritje prej 46 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e sotme të qeverisë.
- Post By Qefsere Abduli
- 18:19, 25 gusht, 2025
Londër, 25 gusht 2025 (MIA) - Një numër rekord prej 28,076 migrantësh kanë kaluar kanalin e La Manshit drejtë Britanisë së Madhe duke përdorur varka të vogla që nga fillimi i vitit, që parashikon rritje prej 46 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e sotme të qeverisë.
Kjo rritje krijon presion shtesë mbi kryeministrin Kir Starmer dhe politikën e tij për imigracionin.
Rekordi është arritur dje, kur 212 migrantë mbërritën me katër varka. Ministria e Punëve të Brendshme deri tani nuk ka komentuar.
Numri i rritur vjen në kushte të rritjes së shqetësimit të publikut për imigrimin, e cila është ndër problemet kryesore shoqërore. Protestat kundër vendosjes së migrantëve vazhdojnë përpara hoteleve ku janë akomoduar azil kërkuesit.
Gjatë fundjavës, në të gjithë Britaninë u mbajtën protesta pas vendimit gjyqësor për largimin e migrantëve nga një hotel në Eping, në verilindje të Londrës.
Qeveria laburiste e Starmer u zotua të shfuqizojnë shfrytëzimin e hoteleve deri në vitin 2029 dhe të reformojë sistemin e azilit. Mbrëmë u njoftuan reforma për shpejtimin e procedurave të ankesave dhe reduktimin e mbi 100,000 çështjeve të mbetura pezull.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Ivet Kuper, tha se masat kanë për qëllim rivendosjen e "kontrollit dhe rendit" në një sistem që është "plotësisht i kaosit".
Në ndërkohë, lideri i partisë së djathtë „Reformo Mbretërinë e Bashkuar“, Najxhel Farazh, njoftoi plane për deportime masive të migrantëve, përfshirë edhe daljen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndalimin e kërkesave për azil dhe ndërtimin e qendrave për mbajtjen e 24,000 personave. qa/
Foto: arkivi