• e premte, 05 dhjetor 2025

Një re nga gazi helmues është liruar në qytetet gjermane Majnashaf dhe Ashafenburg

Një re nga gazi helmues është liruar në qytetet gjermane Majnashaf dhe Ashafenburg

Berlin, 8 tetor 2025 (MIA) - Në qytetin gjerman Majnshaf është në rrjedhë një opracion i madh urgjent pas incidentit në uzinën industriale që rezultoi me lirimin e një reje gazi, kumtuan mbrëmë autoritetet lokale.

Katër persona morën lëndime më të lehta, kumtuan autoritetet e krahinës Bavari.

Rreth 250 persona nga shërbimet për raste urgjente ishin në vendin e ngjarjes në pikun e operacionit, theksoi zëdhënësi i brigadës zjarrfikëse, transmetoi DPA.

Reja kaloi edhe mbi qytetin e afërt Ashafenburg, për ç'shkak autoritetet u bënë thirrje banorëve të mbeten në hapësira të mbyllura.

Zyra federale për mbrojtje civile kumtoi se reja mund të jetë toksike.

Banorëve u është urdhëruar t'i ndihmojnë fëmijët dhe personat e ndjeshëm, t'i pranojnë personat e ndjeshëm dhe t'i ndjekin paralajmërimet e policisë dhe zjarrfikësve.

Autoritetet lokale, gjithashtu, këshilluan që dreitaret dhe dyert të mbahen hapur, ndërsa sistemet për ventilim dhe klimatizim të çkyçen.

Shkaku për incidentin në fabrikë dhe vëllimin e tij ende nuk dihet.

Majnashaf dhe Ashafenburg janë qytete fqinje të ndara vetëm disa kilometra, për disa qyteti më i madh Frankfurt ndodhet në veriperëndim. ab/

foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR