Një re me pluhur nga Sahara e ka mbuluar Evropën
- Një re pluhuri ka arritur nga Saharaja në disa pjesë të Evropës duke shkaktuar cilësi të keqe të ajrit dhe duke mbuluar rrugët, dritaret dhe automjetet me papastërti, njofton Shërbimi për ndjekje të atmosferës Kopernikus.
- Post By Melahat Baftija
- 17:10, 9 prill, 2024
Londër, 9 prill 2024 (MIA) - Një re pluhuri ka arritur nga Saharaja në disa pjesë të Evropës duke shkaktuar cilësi të keqe të ajrit dhe duke mbuluar rrugët, dritaret dhe automjetet me papastërti, njofton Shërbimi për ndjekje të atmosferës Kopernikus.
Shërbimi njoftoi se reja e fundit, e treta e këtij lloji në javët e fundit, sjell mjegull në Evropën jugore dhe do të përhapet në veri deri në Skandinavi.
Mark Parington, ekspert i lartë në Kopernikus, tha se ngjarja e fundit është e ndërlidhur me modelin e motit që ka sjellë mot më të ngrohtë në disa pjesë të Evropës ditët e fundit.
“Edhe pse nuk është e pazakontë që pluhuri nga Sahara të arrijë në Evropë, vitet e fundit ka pasur një rritje në intensitetin dhe shpeshtësinë e episodeve të tilla, të cilat potencialisht mund t'i atribuohen ndryshimeve në modelin e qarkullimit atmosferik”, tha Parington.
"Ky episod i fundit ka shkaktuar përkeqësim të cilësisë së ajrit në disa vende", tha Kopernikus. mb/