• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një profesor në Berlin e krahasoi vaksinën kundër koronavirusit me holokaustin, duhet të paguajë gjobë prej 3.000 euro

Një profesor në Berlin e krahasoi vaksinën kundër koronavirusit me holokaustin, duhet të paguajë gjobë prej 3.000 euro

Berlin, 5 janar 2024 (MIA) - Një profesor në Berlin është gjobitur me 3.000 euro për nxitje të urrejtjes duke krahasuar kësisoj vaksinën kundër koronavirust me holokaustin.

Profesori i akuzuar (62) i cili ka ligjëruar në shkollën profesionale në vitin 2021 postoi një video në platformën onlajn ku shihet një kamp përqendrimi nazist dhe në vend të sloganit famëkeq "Arbeit macht frei" (puna çliron) që gjendej në hyrjen e kampeve të tilla, ai vendosi "Impfen macht frei" (vaksinimi çliron) .

Sipas aktakuzës, në një video tjetër ai krahasoi masat e qeverisë gjermane për luftë kundër koronavirusit me holokaustin.

"Identifikimi i padrejtësisë historike me masat kundër koronavirusit" është banalizim, çdo interpretim tjetër është i sforcuar, "tha gjykatësja duke u thirrur në një vendim paraprak të Gjykatës kushtetuese në Berlin në një rast të ngjashëm.

Gjykatësja tha se pret që i akuzuari ta ankimojë aktvendimin.

Qyteti e largoi profesorin në gusht 2021 i cili më pas filloi procedurë para gjykatës. Atij iu dha një kompensim financiar prej 72.000 euro, por gjykata e punës vendosi se nuk është e arsyeshme të pritet që Berlini të lejojë kthimin në vendin e punës. 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR