• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një producent filmi akuzohet për drejtim të një rrjeti ndërkombëtar për prostitucion 

Një producent filmi akuzohet për drejtim të një rrjeti ndërkombëtar për prostitucion 
Nju-Jork, 16 korrik 2021 (MIA) -  Producenti i filmit Dilan Xhordan akuzohet në Nju-Jork dhe arrestohet në Kaliforni, për shkak të shfrytëzimit të kompanisë së tij të prodhimit për drejtim me rrjetin ndërkombëtar për prostitucion. Xhordani dyzet e nëntëvjeçar është arrestuar në qarkun e San Bernardinos. "Shumë vite, Dilan Xhordani drejton një biznes të madh me prostituta përmes dy kompanive - kompani e cila prezantohet se organizon ahengje dhe ngjarje, dhe kompani  për produksion të filmit. Festa mbaroi", deklaroi prokurorja Odri Shtrausi. Në akuzë theksohet se nga viti 2010 deri në maj të vitit 2017, Xhordani ka menaxhuar një listë të grave të cilat kanë jetuar në vende të ndryshme në SHBA dhe kanë pasur marrëdhënie seksuale me klientë për një vlerë të caktuar. Ai i ka koordinuar veprimet e veta me "zonjë" nga Britania e Madhe, së bashku duke ndarë dhe  drejtuar klientët dhe prostitutat. Ai i ka mbuluar pagesat me çeqe të grave në formë të honorarëve për angazhim si modele, masazhere, pjesëmarrje në ahengje private, shërbime konsultative. Pagesën për shërbime seksuale dhe organizim të transportit janë kryer përmes postës elektronike.  ar/

QËNDRONI TË LIDHUR