Një pjesë e krahut të aeroplanit "Boing 737" e kompanisë "Delta erlajns" është shkëputur gjatë fluturimit në SHBA
- Administrata federale e aviacionit të SHBA-së (FAA) ka filluar hetimin pasi një pjesë e krahut të "Boing 737" pjesërisht është shkëputur para uljes në Teksas.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:43, 21 gusht, 2025
Uashington, 21 gusht 2025 (MIA) - Administrata federale e aviacionit të SHBA-së (FAA) ka filluar hetimin pasi një pjesë e krahut të "Boing 737" pjesërisht është shkëputur para uljes në Teksas.
Fluturimi 1893 i "Delta Erlajns" ishte në rrugën nga aeroporti ndërkombëtar Orlando deri në aeroportin ndërkombëtar Ostin-Bergstrom të martën kur pasagjerët raportuan se një pjesë e skajit të pasmë të krahut duket se është shkëputur.
"Kemi ndjerë turbulencë të madhe. Aeroplani po dridhej", deklaroi pasagjerja Shanila Arif për Si-En-En.
Pas uljes, "Delta Erlajns" në njoftim deklaroi se "është vërejtur se një pjesë e krahut të majtë është çrregulluar", duke shtuar se "aeroplani është jashtë përdorimit për shkak të mirëmbajtjes".
Në aeroplan kishte 63 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, prej të cilëve asnjëri nuk është lënduar.
"Delta" njoftoi se do të punojë plotësisht për hetimin e FAA-së. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s