Një person u vra në një sulm iranian në Bahrein
- Një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm iranian në një zonë banimi në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit herët këtë mëngjes.
- Post By Sara Ademi
- 09:24, 10 mars, 2026
Manama, 10 mars 2026 (MIA) - Një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm iranian në një zonë banimi në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit herët këtë mëngjes.
"Të dhënat e para tregojnë se një person u vra, ndërsa disa të tjerë u plagosën në një sulm të dukshëm iranian ndaj një ndërtese banesore në kryeqytet", shënoi Ministria në rrjetin social "X".
Në ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), në mëngjes publikuan se konsullata e tyre e përgjithshme në Kurdistanin irakian u sulmua me dron.
Ky sulm, "paraqet një përshkallëzim të rrezikshëm dhe kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin rajonal", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të EBA-së.
Është raportuar dëm material, por nuk ka viktima, shtoi burimi i njejtë.
"Sulmi ndaj misioneve dhe hapësirave diplomatike është shkelje e ashpër e të gjitha rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare", shtoi Ministria. Nuk saktësoi prej ku është lëshuar raketa dhe u bëri thirrje autoriteteve lokale t'i hetojnë rrethanat rreth këtij sulmi për të identifikuar përgjegjësit. sa/
foto. EPA arkivi