• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Një person nga Veleshta me plagë nga armë zjarri është pranuar në spitalin e Strugës, policia e heton rastin

Një person nga Veleshta me plagë nga armë zjarri është pranuar në spitalin e Strugës, policia e heton rastin
Strugë, 23 nëntor 2023 (MIA) – Një person (55) nga Veleshta sot është pranuar në spitalin e Strugës me dy plagë nga armë zjarri në pjesën e gjoksit. Rastin në polici e ka denoncuar mjeku nga spitali i përgjithshëm në Strugë. "Në SPB Strugë është denoncuar se në Spitalin e përgjithshëm në Strugë, me plagë nga armë zjarri është pranuar D.B. (55) nga fshati Veleshtë, Strugë. Policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe po merr masa për zbardhjen e rrethanave nën të cilat ka ndodhur të shtënat", deklaroi për MIA-n, zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në Veleshtë, në të cilën nuk ka jetuar askush, ndërsa ishte në pronësi të një të afërmi të të plagosurit. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR