• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një person nga Manastiri e ka mbajtur të mbyllur dhe e ka rrahur ish partneren e tij

Një person nga Manastiri e ka mbajtur të mbyllur dhe e ka rrahur ish partneren e tij

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Tridhjetë e nëntë vjeçari nga Manastiri ka ushtruar dhunë në familje ndaj ish partneres së tij. Siç bëri të ditur sot Prokuroria publike ai e ka mbajtur të mbyllur në një uikend- shtëpizë në Nizhopole dhe e ka rrahur për një orë.

"Më 21 tetor, pas kryerjes së dhunës në familje në mënyrë mizore i dyshuari e ka mbyllur në mënyrë të paligjshme dhe e ka mbajtur në gjendje të tillë duke e lënduar më pas fizikisht ish partneren e tij. E dëmtuara së pari ka hyrë në automjetin e tij. Ai ka filluar ta drejtojë makinën dhe fillimisht e ka goditur me grusht në kokë. Pastaj e ka dërguar në uikend- shtëpizën e tij në Nizhepole, ku e ka shtyrë me forcë, e ka mbyllur dhe për një orë e ka goditur me shuplaka, grushte, shqelma në kokë dhe në trup. E dëmtuara nuk ka mundur më shumë të durojë sjelljen e tij të dhunshme dhe ka marrë një thikë nga kuzhina duke prerë damarët e krahut të majtë. Por i dyshuari ka vazhduar ta godasë duke i shkaktuar më shumë lëndime fizike", thekson Prokuroria publike në kumtesën e sotme.

I dyshuari është vënë në kërkim, ndërsa deri tek gjykatësi në procedurë paraprake është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit që do të fillojë të zbatohet nga dita e gjetjes së tij.

I dyshuari nga Manastiri dyshohet për dy vepra penale - privim i kundërligjshëm nga liria sipas nenit 140 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 dhe lëndim trupor nga neni 130 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR